Kryetari i LDK-së: Përderisa po flas këtu e kam përcjell një letër tek Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku i është përgjigjur letrës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Abdixhiku në një konferencë për media ka deklaruar se për të dal nga kriza ose ngërçi politik, propozon disa opsione, ai thotë se LDK ka propozuar qeveri të tranzicionit. “Ju kam njoftuar nuk mund te flas…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku i është përgjigjur letrës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Abdixhiku në një konferencë për media ka deklaruar se për të dal nga kriza ose ngërçi politik, propozon disa opsione, ai thotë se LDK ka propozuar qeveri të tranzicionit.
“Ju kam njoftuar nuk mund te flas për partitë tjera, po flasim per Qeveri të domosdoshme për Kosovën, Qeveri të tranzicionit. Me kryeministër dhe kabinet unikues. Para se të shkojmë në zgjedhje na duhet një qeveri kombëtare, pjesë e secilës jemi te gjitha partitë politike shqiptare”, tha Abdixhiku.
I pari i LDK-së u pyet se çka do të thotë kryeministër unikues, ai tha shkurt se mos të ketë polarizime po ministria dhe kryeministër unifkues.
“Duhet të ulemi të shohim se kush do të jetë unifikues, kryeministër unfikues dhe ministra unifkues e fare polarizues. Takimi do të jetë i përbashkët me partitë e tjera politike. Këto janë qëllimet e një qeverie të tranzicionit”, u shpreh ai në konferencë për media.
Tutje Abxixhiku tha se tashmë i ak nisur një letër Kurtit, ku tregon për qëndrimet e LDK-së.
“Përderisa po flas këtu e kam përcjell një letër tek Kurti, ku flitet për qëndrimet e LDK-së”, tha ai.
Ai ka pohuar si Ramush Haradinaj është kryetari i parë që ka pranuar këtë ofertë.
Abdixhiku ka thënë se i ka nisur një letër edhe Kurtit dhe se pret përgjigje nga ai.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është në një bllokadë, pasi partia në pushtet nuk i ka numrat për emrin e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit.
Të hënën ishte përpjekja e 11-të për konstituimin e Kuvendit, por edhe kësaj radhe pa sukses./Lajmi.net/