Kryetarët e komunave fajësojnë AUVK-un për qentë endacakë

Kryetarët e komunave të  Kosovës edhe një herë kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacakë.

Lajme

25/10/2020 12:00

Sipas kryetarëve të komunave, përgjegjësinë për qentë endacakë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me buxhet shtesë në vlerë miliona euro që nga vitit 2018, e ka marrë dhe vazhdon ta ketë AUVK.

“Që në atë kohë, në takimet e ndryshme që Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar me institucionet relevante, ku është kërkuar zgjidhja e problemit me qentë endacak, është konstatuar që ky problem nuk mund te zgjidhet komunë për komunë ndaras por është kërkuar zgjidhje ne nivel vendi”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Për këtë arsye, sipas AKK, AUVK si institucion qendror, ka marrë përgjegjësi që të merret me trajtimin e këtij problemi në nivel vendi. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë buxhet shtesë AUVK-ut (buxhet me miliona euro) që të merret me trajtimin e qenve endacak.

“Duhet theksuar që baza ligjore e bën përgjegjës AUVK që të kujdeset  për shëndetin dhe kontrollimin e kafshëve në Kosovë (konsiderohet që edhe qentë janë kafshë), siç është përshkruar në Ligjin 2004/21 dhe Ligjin 02/21 dhe bazuar në këtë ligj, AUVK ka të krijuar edhe sektor brenda saj dhe ka zyrtarë shtetëror që merren me mirëqenien e kafshëve”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet, se kryetarët e Komunave kërkojnë nga AUVK zbatimin e plotë të zotimeve të tyre që burojnë nga projekti disa vjeçar, projekt ky i cili ka planin konkret të veprimit disa vjeçar i përcjellë me buxhet shtesë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

KOMUNAT RRETH PROBLEMIT ME QENTË ENDACAK:

AVUK QË NGA VITIT 2018 KA MARRË ZOTIM DHE BUXHET SHTESË PËR TRAJTIMIN E QENVE ENDACAK DHE FOTOGRAFIA ËSHTË E NJËJTË

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka lëshuar një komunikatë lidhur me problemin e qenve endacak:

“Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës edhe një herë kërkojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacak sepse këtë përgjegjësi me buxhet shtesë në vlerë miliona euro e ka marrë dhe vazhdon ta ketë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018.

Që në atë kohë, në takimet e ndryshme që Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar me institucionet relevante, ku është kërkuar zgjidhja e problemit me qentë endacak, është konstatuar që ky problem nuk mund te zgjidhet komunë për komunë ndaras por është kërkuar zgjidhje ne nivel vendi.

Për këtë arsye, AVUK si insitucion qendror, ka marrë përgjegjësi që të merret me trajtimin e këtij problemi në nivel vendi. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë buxhet shtesë AVUK-ut (buxhet me miliona euro) që të merret me trajtimin e qenve endacak.

Duhet theksuar që baza ligjore e bën përgjegjës AVUK që të kujdeset  për shëndetin dhe kontrollimin e kafshëve në Kosovë (edhe qentë janë kafshë), siç është përshkruar në Ligjin 2004/21 dhe Ligjin 02/21 dhe bazuar në këtë ligj, AVUK ka të krijuar edhe sektor brenda saj dhe ka zyrtarë shtetëror që merren me mirëqenien e kafshëve.

Kryetarët e Komunave kërkojnë nga AVUK zbatimin e plotë të zotimeve të tyre që burojnë nga projekti disa vjeçar, projekt ky i cili ka planin konkret të veprimit disa vjeçar i përcjellur me buxhet shtesë.

Duhet theksuar që ky projekt është hartuar në bashkëpunim me Komunat e Kosovës dhe me ambasadën Amerikane i përkrahur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018.

Kjo është zgjidhja e problemit dhe jo akuza ndaj komunave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës në ditët në vijim do të deponojë kërkesën mbi qasjen në dokumente zyrtare në AVUK sa i përket zbatimit të projektit në fjalë” – thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës nënshkruar nga Kryetari z.Imri Ahmeti. /Lajmi.net/