Kryeshefi i KOSTT-it nuk garanton se do të kemi rrymë gjatë festës së Vitit të Ri

Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregutf të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, nuk ka garantuar se Viti i Ri do të kalojë me rrymë. Në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, ai tha se nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, mirëpo tha se kanë bërë apel…

Lajme

27/12/2024 20:38

Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregutf të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, nuk ka garantuar se Viti i Ri do të kalojë me rrymë.

Në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, ai tha se nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, mirëpo tha se kanë bërë apel te qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike në këtë periudhë, raporton Klankosova.tv.

“Nuk e di saktësisht se si do të jetë situata, por kemi bërë apel dhe lutje te qytetarët që të bëhet një racionalizim sa më i madh i energjisë elektrike, të paktën këtë periudhë dhe ditët e para të janarit kur konsumi historikisht është më i lartë. Këtë vit është më i lartë se vitet tjera”, deklaroi Zeqiri.

Mes tjerash, ai tha se prodhimi i energjisë elektrike është sipas planeve, por shtoi se ka rritje të konsumit prej 30-40 për qind.