Kryeshefi i KEK-ut: Sot kemi prodhuar 110 MW për orë në ‘A3’, për problemet teknike janë formuar komisionet

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të kësaj korporate. Hashani tha se do të merren me problemet teknike që kanë rezultuar dhe se janë krijuar komisionet, ku sipas tij, nëse bëhet fjalë për neglizhencë, do të merren masa. “Sot 75 për qind të konsumit e…

Lajme

20/06/2025 22:12

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të kësaj korporate.

Hashani tha se do të merren me problemet teknike që kanë rezultuar dhe se janë krijuar komisionet, ku sipas tij, nëse bëhet fjalë për neglizhencë, do të merren masa.

“Sot 75 për qind të konsumit e ka mbuluar KEK-u. Maksimumi i konsumit sot ka qenë 500 megavat. Nesër do të jetë konsumi më i vogël sepse është vikend. KEDS-i dhe KESCO janë të obliguar ligjërisht të importojnë energji për qytetarët e Kosovës”.

“Ne vetëm prodhojmë energjinë elektrike dhe e deklarojmë një ditë përpara. Është korrigjuar njoftimi, sepse ne sot prodhojmë 110 megavat nga njësia A3. Nuk ka pasur asnjë moment kur ka pasur zero prodhim në KEK”, tha ai.

Tutje, ai tha se problemet janë të natyrshme për shkak të vjetërsisë së blloqeve, ku aktualisht, siç tha ai, vetëm blloku B1 është pa probleme.

“Është e natyrshme, është vjetërsia në pyetje. ‘Kosova A’ i ka 60 vite, ‘Kosova B’ 40 vite. ‘Kosova B’ është në proces të modernizimit. ‘Kosova A’, e kemi njësinë A3 që e kemi hapur tenderin 137 milionë euro për modernizim dhe rehabilitim”, tha ai.