“Kryeqyteti nuk ka qenë kurrë më keq”, ish-drejtori i Shërbimeve Publike kritikon menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë
Krizës së thellë me grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë i është shtuar edhe reagimi i ish-drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i cili thotë se situata aktuale është më e keqja që ka përjetuar ndonjëherë kryeqyteti. “Kryeqyteti nuk ka qenë asnjëherë më keq, dhe e them me bindje, sepse jetoj në…

Lajme
Krizës së thellë me grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë i është shtuar edhe reagimi i ish-drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i cili thotë se situata aktuale është më e keqja që ka përjetuar ndonjëherë kryeqyteti.
“Kryeqyteti nuk ka qenë asnjëherë më keq, dhe e them me bindje, sepse jetoj në Prishtinë dhe tentoj të jetoj vetë e fëmijët t’i rris këtu”, tha Musliu në KlanKosova.
Ai e konsideron gjendjen si kolaps total dhe fajëson mungesën e vullnetit për zgjidhjen e problemit.
“Situata ka vetëm regres. Nuk ka vullnet, nuk ka disponim për të dhënë zgjidhje problemit të mbeturinave”, u shpreh ai.