​Kryeqyteti bëhet me një klub të ri futbolli, themelohet Prishtina City

Kryeqyteti i Kosovës është pasuruar me një tjetër klub futbolli. Në skenën futbollistike të Prishtinës është prezantuar Klubi i Futbollit Prishtina City, klub i ri që synon të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm dhe të kontribuojë në zhvillimin e futbollit. Klubi i ri vjen me ambicie për të krijuar një identitet të veçantë dhe për…

Sport

26/08/2026 13:39

Kryeqyteti i Kosovës është pasuruar me një tjetër klub futbolli. Në skenën futbollistike të Prishtinës është prezantuar Klubi i Futbollit Prishtina City, klub i ri që synon të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm dhe të kontribuojë në zhvillimin e futbollit.

Klubi i ri vjen me ambicie për të krijuar një identitet të veçantë dhe për të mbledhur rreth vetes futbollistë, trajnerë dhe tifozë të kryeqytetit.

Ndërkohë, Prishtina City pritet që në periudhën e ardhshme të bëjë të ditura më shumë detaje rreth organizimit të klubit, stafit, futbollistëve dhe garave në të cilat do të marrë pjesë.

Me krijimin e këtij klubi, Prishtina bëhet edhe më e pasur sa i përket skenës së futbollit, ndërsa mbetet të shihet se çfarë rruge do të ndjekë projekti i ri.