Kryeprokurori jep detaje për krimin e ndodhur në Prizren- ngjarja ndodhi në banesën ku jetojnë prej gjashtë muajsh

Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Një mashkull, shtetas turk raportohet të ketë therur me thikë vajzën e tij 15 vjeçare të cilën e privoi nga jeta , e po ashtu lëndime trupore i shkaktoi vajzës tjetër 10 vjeçare e më pas edhe vetes. Ky krim i rëndë u konfirmua…

Lajme

06/05/2025 09:53

Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.

Një mashkull, shtetas turk raportohet të ketë therur me thikë vajzën e tij 15 vjeçare të cilën e privoi nga jeta , e po ashtu lëndime trupore i shkaktoi vajzës tjetër 10 vjeçare e më pas edhe vetes.

Ky krim i rëndë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku u dhanë detaje shtesë.

“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica” në Prizren  ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore  nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thikë në dorë. Në atë drejtim janë nisur  4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15-vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë. I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja e tij 35 vjeçare. Të gjithë këta janë familjar në mes vete dhe janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Kurse Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu u deklarua për rastin ku ndër të tjerash theksoi se të njëjtit po jetonin në banesën ku ndodhi krimi prej gjashtë muajsh dhe se nuk ishte raportuar ndonjëherë për ndonjë rast që po hetoheshin.

“Mund të konfirmojmë se rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 jemi njoftuar nga policia për një vrasje. Mund të konfirmojë se kemi një viktimë, një person të vdekur e mitur 15 vjeçare dhe një vajzë tjetër të mitur 10 vjeçare e lënduar dhe gjithashtu kryesi i veprës penale është i vetëlënduar.Të gjitha këto janë kryer me një mjet të mprehtë thikë. Është një rast i rëndë që ka ndodhur, pra ka ndodhur brenda familjes”, deklaroi Kryeziu, transmeton lajmi.net.

Ai tha se nuk janë shtetas të Kosovës, janë shtetas të huaj.

“Dhe mund të konfirmojë se në këtë banesë ku ka ndodhur ngjarja ata janë duke banuar që gjashtë muaj, me siguri që kanë banuar më herët në Kosovë por këto janë informatat e para. Nuk kemi pasur të raportuar ndonjë rast apo të ketë qenë në hetime për ndonjë rast çfarëdo qoftë për këta persona”,theksoi ai./Lajmi.net/