Kryeprokurori i Shtetit me veturë të blinduar, kujt po i frigohet?

Ka disa ditë që ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, është duke qarkulluar me veturë të blinduar. 

Lajme

10/01/2015 22:36

Hoxha është parë duke u vozitur me një veturë të tipit Mercedes ML e cila sipas informacioneve të Kallxo.com është e blinduar.
 
Lajmi për veturën e blinduar është konfirmuar edhe nga kryeprokurori Hoxha.
 
Por, sipas tij, arsyeja pse prokuroria është pajisur me këtë veturë është shumë teknike dhe nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim apo rrezikim të sigurisë së tij.
 
“E kemi pasur një veturë të vjetër dhe kemi kërkuar nga Qeveria një më të re. Kjo veturë ishte e pashfrytëzuar nga askush dhe kanë vendosur të na e japin në shfrytëzim”, ka thënë Hoxha.
 
Ai përjashtoi ndonjë mundësi që qarkullimi i tij me veturë të blinduar të jetë duke u bërë për shkak të sigurisë së tij
 
“Nuk ka asnjë rrezik apo kërcënim, është vetëm çështja teknike pse ne jemi pajisur me këtë veturë”, ka thënë Hoxha, për kallxo.com.