Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i Policisë synojnë intensifikimin e veprimeve për luftimin ndaj fajdesë

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë takuar sot kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi dhe drejtorët e njësive të hetimeve në Policinë e Kosovës. Në lidhje me këtë takim, ka njoftuar Sistemi Prokurorial i Kosovës të cilët kanë thënë se qëllimi…

Lajme

14/08/2025 14:00

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë takuar sot kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi dhe drejtorët e njësive të hetimeve në Policinë e Kosovës.

Në lidhje me këtë takim, ka njoftuar Sistemi Prokurorial i Kosovës të cilët kanë thënë se qëllimi i këtij takimi ishte që të intensifikohen veprimet e përbashkëta për luftimin e veprimtarisë kriminale të fajdesë në Republikën e Kosovës.

“Gjatë diskutimeve u theksua se vepra penale e fajdesë paraqet një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, rendin kushtetues dhe mirëqenien e qytetarëve. U vlerësua se përballja me këtë aktivitet të kundërligjshëm kërkon strategji të mirëfillta dhe veprime të koordinuara, të vendosura dhe të vazhdueshme nga të gjitha institucionet ligjzbatuese. U.d. Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, së bashku me kryeprokurorët dhe drejtorët e njësive të hetimeve, ritheksuan përkushtimin e plotë institucional për hetimin, ndjekjen dhe goditjen me vendosmëri të çdo individi apo grupi kriminal që përfiton në mënyrë të jashtëligjshme përmes fajdesë ose veprimtarive të tjera kriminale”, thuhet në njoftim.

Ata kanë konfirmuar edhe angazhimin për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të fituara nga këto veprimtari të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë: