Kryeprokurori i Prizrenit pasdite njofton për hetimet mbi manipulimin e votave

Pasditen e sotme, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, do të mbajë një konferencë për media ku do të japë detaje rreth hetimeve që po zhvillohen për manipulimin e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas burimeve të para, mbi 100 zyrtarë të KQZ-së në Prizren janë ftuar për intervistim nga prokuroria, për t’u pyetur lidhur…

Lajme

23/01/2026 12:13

Pasditen e sotme, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, do të mbajë një konferencë për media ku do të japë detaje rreth hetimeve që po zhvillohen për manipulimin e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas burimeve të para, mbi 100 zyrtarë të KQZ-së në Prizren janë ftuar për intervistim nga prokuroria, për t’u pyetur lidhur me dyshimet për përfshirje në shkelje zgjedhore, transmeton lajmi.net.

Hetimet ndodhen në fazën aktive, ndërsa kryeprokurori Kryeziu pritet të sqarojë publikun mbi procedurat që po ndiqen dhe masat që janë marrë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor./lajmi.net/