Kryeprokrorja West me fjalën përfundimtare: Të akuzuarit të japin llogari dhe t’u jepet dënimi i duhur
Në Speciale sot mori fjalën edhe Kryeprokurorja Kimberly West. Pas përfundimit të deklarimit nga prokurori Howling, West nisi deklarimin përmbyllës. Pas kërkesës që pati dje për t’u dënuar me nga 45 vite burgim të gjithë të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, West sot foli edhe mbi sipas saj viktimat. Ajo…
Lajme
Në Speciale sot mori fjalën edhe Kryeprokurorja Kimberly West.
Pas përfundimit të deklarimit nga prokurori Howling, West nisi deklarimin përmbyllës.
Pas kërkesës që pati dje për t’u dënuar me nga 45 vite burgim të gjithë të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, West sot foli edhe mbi sipas saj viktimat.
Ajo tha se mbi 5 mijë prova janë pranuar dhe mbi 28 mijë faqe transkriptë janë paraqitur dhe se proces verbal i kësaj çështje gjyqësorë është voluminoz.
“Gjykata ka marrë parasysh edhe deklarata e shkruara të më shumë se 130 dëshmitarëve.Ka qenë privilegj për mua dhe zyrën që përfaqësojë që të takoj shumë prej këtyre njerëzve që kanë përjetuar këto ngjarje të përshkruar anë këto prova. Përfshirë të akuzuarit që kanë luftuar për vendin e tyre përkundër vështirësive dhe njerëz që kanë kontribuar në mënyrë të ndryshme e që kanë qenë udhëheqës vendor apo kanë shpërndarë ndihma, kanë dhënë mbështetje apo kanë dhënë ndihma gjatë luftës e njerëz që kanë jetuar për më shumë se 20 vite me pasojat e krimeve”,shtoi ajo, shkruan lajmi.net.
Kryeprokurorja e Speciales tha se zyra e saj punoi që atyre t’u jepet drejtësia.
“Zyra ime ka punuar që atyre t’u jepet drejtësia dhe llogaria të jetë nga përgjegjësitë. Ky procedim penal është pjesë e parimit më të shenjtë të drejtësisë e të shtetit ligjor, e shteti i së drejtës e kohëve më të vështira të luftës është i rëndësishëm. Kanë kaluar shumë vite tashmë dhe ato të cilët kanë humbur pjesëtarë të familjes kanë menduar se s’do të kenë drejtësi por shteti i së drejtës nënkupton se askush s’është mbi të drejtën dhe mbi ligjin dhe se njerëzit më të fuqishëm do të duhet të japin llogari.Ne kërkojmë mbi bazën e provave të paraqitura e që vërtetojnë bazën e paraqitur pa asnjë dyshim të arsyeshëm që të akuzuarit të japin llogari e të jepet dënimi i duhur.Faleminderit për mundësinë që të flasë para jush, sot përfundon deklarata mbyllëse e ZPS”./Lajmi.net/
