Kryeparlamentarja serbe Brnabiq e shan deputetin serb me nënë gjatë seancë parlamentare
Një incident i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Kuvendin e Serbisë. Kryetarja e atij kuvendi që më herët ishte kryeministre e Serbisë Ana Brbnabiq ka ofenduar deputetin e kuvendit dhe udhëheqësin e i Kryengritjes Ekologjike në Serbi Aleksandar Jovanoviq i njohur me nofkën Cuta. Gjithçka nisi në momentin kur deputeti u afrua në…
Lajme
Një incident i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Kuvendin e Serbisë.
Kryetarja e atij kuvendi që më herët ishte kryeministre e Serbisë Ana Brbnabiq ka ofenduar deputetin e kuvendit dhe udhëheqësin e i Kryengritjes Ekologjike në Serbi Aleksandar Jovanoviq i njohur me nofkën Cuta.
Gjithçka nisi në momentin kur deputeti u afrua në vendin ku qëndron krye parlamentarja serbe dhe e dorëzoi një fletë me notë protestuese kundër litiumit në Serbi.
Letra që shkruhej ‘Nuk do të gërmoni”, duket se e ka nervozuar Brnabiqin, e cila nuk kurseu fyerjet kundër deputetit serb.
Kryeparlamentarja serbe vërehet duke i sharë Cutën me nënë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet deputeti kur u ftua si mysafir në një emision.
“Më përzuri nga aty…më shau me nënë”, tha ai.