Kryen marrëdhënie me 24-vjeçaren nën kërcënimin e armës, durrsaku e pëson keq

Një 25-vjeçar nga Durrësi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të re me dhunë. 24-vjeçarja nga Bulqiza është kërcënuar me armë se do vritej nëse nuk kryente marrëdhënie me djalin.

Lajme

21/10/2016 12:53

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 18, ku 24-vjeçarja me iniciale M.XH ka denoncuar në polici se S.Gj nga Durrësi e ka kërcënuar me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës ku ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Policia e Durrësit ka arrestuar 25-vjeçarin, i cili do të gjykohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.