Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi këtë të enjte një takim me deputetët e rinj të qarkut të Vlorës, si dhe me drejtuesit lokalë, përfshirë kryetarin dhe nënkryetarët e Bashkisë.
Sipas burimeve të RTSH, gjatë takimit të mbajtur me dyer të mbyllura në ambientet e Bashkisë, kreu i qeverisë ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e menaxhimit të qytetit nga administrata aktuale, transmeton lajmi.net
Rama ka kërkuar rotacion dhe ndryshime të thella në drejtimin e të gjitha drejtorive në Vlorë, pavarësisht nëse ato janë në varësi të qendrës apo të Bashkisë. Ai ka theksuar se është e nevojshme që në pozitat drejtuese të përfshihen të rinj që nuk kanë mbajtur më parë funksione të tilla.
Në kushtet kur Partia Socialiste e Vlorës vijon të mbetet pa kryetar – pas largimit të Admir Malajt në maj, me kërkesë të vetë Ramës gjatë nisjes së fushatës – kryeministri ka përsëritur qëndrimin e tij për drejtimin e strukturës lokale të partisë.
Sipas burimeve, Rama ka propozuar që Klevis Kaso, kandidat për deputet pa mandat, të marrë drejtimin e PS-së në Vlorë, ndërsa Erjona Ismaili, deputete e sapozgjedhur, të komanduar si bashkëkryetare.
Pas takimit në Bashki, Rama ka vizituar qendrën historike të qytetit, ku po ndërtohet Muzeu i Hebrenjve, e më pas është larguar nga Vlora./lajmi.net/