Kryeministri Mustafa i gëzohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Isa Mustafa e ka mirëpritur konstatimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, se zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit është kryer përmes procedurave të rregullta.

Lajme

17/04/2015 21:48

Mustafa duke komentuar këtë vendim, e ka vlerësuar atë si lajm të mirë, i cili bënë të mundur konsolidimin sa më të shpejtë të organeve të drejtësisë.

“Konstatimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese se në procedurat e zgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit nuk ka pasur lëshime, është lajm që na gëzon”.

“Kosova ka nevojë për konsolidimin sa më të shpejtë të organeve të drejtësisë, të cilat meritojnë mbështetje të madhe”, ka shkruar Musatafa në Facebook.