“Kryeministri më i padijshëm” Tash e disa vite pjesë e mbrojtjes së Veselit në Hagë, por Avni Bytyçi konsideronte të padijshëm Thaçin dhe Veselin

Avni Bytyçi, ish-këshilltari i Kadri Veselit, është duke u përballur me kritika dhe akuza se është njëri nga personat brenda PDK-së që ka ndikuar që Ligji për Specialen të rikthehet në Kuvend. Ai me anë të një postimi e ka mohuar këtë, transmeton lajmi.net. Pas akuzave publike që po i bëhen, Bytyçit po i shpërndahet…

Lajme

23/10/2026 11:23

Avni Bytyçi, ish-këshilltari i Kadri Veselit, është duke u përballur me kritika dhe akuza se është njëri nga personat brenda PDK-së që ka ndikuar që Ligji për Specialen të rikthehet në Kuvend.

Ai me anë të një postimi e ka mohuar këtë, transmeton lajmi.net.

Pas akuzave publike që po i bëhen, Bytyçit po i shpërndahet një publikim i bërë me 20 maj 2013, ku ofendonte rëndë ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

“Kum pas mendu se pas Hashim Thaçit eshte problem me ardh nje kryeministër me i padishem po ja qe vjen lajmi i hidhur… Per Kosoven ‘Evropiane’ me Kadri Veselin hyhy”, shihet ne foton e publikuar te postimit nga disa persona ne rrjete sociale.

Ai këtë deklarim e bëri derisa po komentonte deklarimin e Hajredin Kuçit, që asokohe Kadri Veseli do duhej të ishte kryeministër.

Avni Bytyçi, si për çudi ndër vite është pjesë e ekipit Mbrojtës të Veselit në Hagë. Kësisoj Avni Bytyçi paguhet pikërisht për ekipin mbrojtës të njeriut që e konsideronte të “padijshëm”./Lajmi.net/