Kryeministri Kurti pret me ceremoni zyrtare kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta presë sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kurti do ta presë Ramën me ceremoni zyrtare. Ngjarja nis në ora 15:00, në oborrin e objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo vizitë zyrtare e Ramës vie pas formimit të institucioneve të Kosovës javën që shkoi, si dhe një…

Lajme

16/02/2026 11:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta presë sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti do ta presë Ramën me ceremoni zyrtare.

Ngjarja nis në ora 15:00, në oborrin e objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo vizitë zyrtare e Ramës vie pas formimit të institucioneve të Kosovës javën që shkoi, si dhe një ditë para shënimit të 18 të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës./Lajmi.net/