Kryeministri Hashim Thaçi do të vizitojë Japoninë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë tri ditore në Japoni.

Lajme

09/04/2014 12:24

Gjatë vizitës, Kryeministri Thaçi do të takohet me homologun e tij, Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë, gjithashtu edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pritet që vizita e kryeministrit Thaçi, e cila do të bëhet nga 13 deri më 15 prill, të ndikojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë.