Kryeministri bëri homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Kryeqytetit

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, 18 Prillit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, në Prishtinë. I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryeministri tha…

Lajme

18/04/2024 11:59

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, 18 Prillit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, në Prishtinë.

I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryeministri tha se i kujtojnë sot dëshmorët dhe martirët e Marecit, 27 dëshmorë dhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve.  Ai gjithashtu theksoi se nga sot e katër ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës, e cila ka ndodhur në fshatin Makoc e ku janë vrarë 115 civilë në mesin e të cilëve shumë pleq e fëmijë.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës e çlirimin e popullit” u shpreh në fund kryeministri.

Të pranishëm në këto homazhe, ishin edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mefail Bajqinovci, Salih Zyba, Enver Dugolli dhe Driton Hyseni.