“Kryeministër, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin” – Endrit Thaçi uron Edi Ramën për ditëlindje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes, përkatësish 57-vjetorin.  Rama ka lindur më 4 korrik në Tiranë. E këtë ditë nuk e ka harruar edhe miku i tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e ka thënë sot edhe djali i tij, Endrit, i cili ka bërë një urim…

Lajme

04/07/2024 21:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes, përkatësish 57-vjetorin.  Rama ka lindur më 4 korrik në Tiranë.

E këtë ditë nuk e ka harruar edhe miku i tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e ka thënë sot edhe djali i tij, Endrit, i cili ka bërë një urim për Ramën.

“Nga një bashkëbisedë spontane me babin, e kuptova që më 4 korrik e ka ditëlindjen edhe miku i tij i madh, kryeministri Edi Rama. E admiroj për kujtesën që ka. Kryeministër @ediramaal, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin”, ka shkruar ai në një postim në Facebok.