“Kryeministër për gjynah”, reagimet dhe humori me 16 eurot e Kurtit
Deklarimi i pasurisë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka raportuar vetëm 16 euro në xhirollogarinë e tij bankare, ka nxitur reagime dhe komente të shumta në mesin e qytetarëve. Menjëherë pasi doli lajmi kanë nisë reagimet dhe ironitë e qytetarëve në rrjetet sociale. Qytetarët shkruanin për matematikën “magjike” të Albin…
Lajme
Deklarimi i pasurisë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka raportuar vetëm 16 euro në xhirollogarinë e tij bankare, ka nxitur reagime dhe komente të shumta në mesin e qytetarëve.
Menjëherë pasi doli lajmi kanë nisë reagimet dhe ironitë e qytetarëve në rrjetet sociale. Qytetarët shkruanin për matematikën “magjike” të Albin Kurtit, ku qiraja rritet dhe kursimet zhduken.
Derisa disa shkruanin që po mendojnë me ia jap pensionin sepse ato nuk mjaftojnë as për kafe, kishte të atillë që propozonin të nisë aksioni për mbledhjen e të hollave për Kurtin.
Disa pyetnin si do ta kalojë ai natën dhe muajin, e disa të tjerë publikonin fotografi me deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hisen Durmishi, të cilit i kërkonte para. Në fotografi tjera shihej ai duke luajtur bixhoz e duke kërkuar para, derisa shkruhej për banesën në Oslo në vlerë 530 mije euro.
Ndërkohë, qytetarët janë kanë shprehur mosbesim dhe skepticizëm lidhur me këtë deklarim, duke e cilësuar atë si jo bindës dhe larg realitetit ekonomik. Ata e konsiderojnë këtë si një lojë të dhe tallje të kryeministrit me popullin.
Njëri nga qytetarët, Mehmet Çollaku, tha se deklarimi nuk duket i sinqertë, derisa ironizon me deklarimin e Kurtit.
“Përgjithësisht ajo po shihet që është deklarim jo i sinqertë. Prandaj edhe kemi, si me thënë, një pakënaqësi të gjerë. Ne që jemi pensionistë, mirëpo në momentin kur e pamë deklarimin e tij, na u tubuam thamë, hajde t’ia tubojmë edhe ne 100 euro ne si pensionistë dhe ta nxjerrim prej krize.”, tha Çollaku.
Një tjetër qytetar, i cili nuk deshi të identifikohet me emër, e cilësoi deklarimin si të pakuptimtë, dhe qesharak.
“ Gjynah bre. Qysh ashtu ministri? Me 16 euro…Kryeministri me 16 euro…A si ka ardh marre ashtu me thënë…Vallahi, unë pensionist jam edhe s’po më dalin 200 euro me pi një çaj, një kafe, me dalë pak. E me 16 euro, unë s’di qysh… S’është… s’është ajo fjalë me u folë bile. As me u ndi as në media.”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Kadri Bekteshi tha se deklarimi i tillë nuk është i besueshëm dhe mund të jetë bërë në formë talljeje.
“Sipas meje e pamundshme është, atë deklarim që ka thënë, se një njeri i thjeshtë mundet me pasë edhe më shumë, e jo më Albin Kurti. Se Albin Kurti mundet me pasë dhjetëfishin e asaj që ka thënë, njëzetfishin, mendimi im…Ai veç ka bërë hajgare me qytetarët dhe me të gjithë ne. Se një njeri që merr social, ai ka më shumë në konto sesa çka ka thënë ai.”, tha Bekteshi.
Sipas tij, një deklarim i tillë nuk është i hijshëm për një zyrtar të lartë shtetëror.
Kryeministrit Albin Kurti ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas deklarimit të tij vjetor, ka deklaruar para të gatshme në emër të tij 16.41 euro – centë, ndërsa në emër të bashkëshortes së tij 19 mijë e 500 euro me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, kurse 2000 euro kursime të vajzës dhe 50 euro tjera të vajzës, që deklaron në formular se e kanë prejardhjen nga familjarët.
Në deklarimin e vitit të kaluar, Kurti kishte pasur kursime 1 mijë e 800 euro.
Kryeministri Kurti, përveç kësaj ka deklaruar edhe pasurinë e paluajtshme, cili deklaron banesën e bashkëshortes, në vlerë 530.000 euro.
Nga deklarimi i Kurtit shihet po ashtu se shihet se atij i është shtrenjtuar qiraja e banesës për 100 euro, ani se i kanë rënë kursimet.
Në këtë deklarim, Kurti ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160.000 euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash e paguan 350 euro, nga 250 sa e paguante një vit më parë.