Osmani takohet me kryeministrin e Pakistanit, e vlerëson rolin e tyre në ndërmjetësimin e krizave globale
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias. Ajo aty ka takuar Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif të cilin ka thënë se e ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën. “Gjithashtu vlerësova rolin e rëndësishëm të Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke reflektuar përkushtimin e…
Lajme
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias.
Ajo aty ka takuar Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif të cilin ka thënë se e ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
“Gjithashtu vlerësova rolin e rëndësishëm të Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke reflektuar përkushtimin e këtij shteti për paqen, dhe u urova suksese në raundin e ardhshëm të ndërmjetësimit”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: