KRU Prishtina: Sot intervenime në disa zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të jenë gjatë ditës së sotme në terren për intervenime në disa lokacione. Sipas njoftimit të kompanisë, punimet do të zhvillohen në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Oso Kuka”, “Pashko Vasa”, “Shkupit”, “Drenica”, “Vjosa”, “Musli Gashi”, “Hamëz Jashari” dhe “Isa Kastrati”, si dhe në…

Lajme

15/09/2026 12:53

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të jenë gjatë ditës së sotme në terren për intervenime në disa lokacione.

Sipas njoftimit të kompanisë, punimet do të zhvillohen në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Oso Kuka”, “Pashko Vasa”, “Shkupit”, “Drenica”, “Vjosa”, “Musli Gashi”, “Hamëz Jashari” dhe “Isa Kastrati”, si dhe në fshatin Prugovc.

Qytetarët në këto zona këshillohen të kenë mirëkuptim gjatë kohës sa ekipet e mirëmbajtjes do të jenë duke kryer intervenimet.