Në Burojë të Skenderajt vendoset pankarta “Kosova po pret”, një ditë para vendimit për katërshen e UÇK-së

Një pankartë me mbishkrimin “Kosova po pret” është vendosur në fshatin Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Pankarta, në të cilën shihen figura të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simboli i UÇK-së, është ngritur një ditë para datës 16 shtator, kur pritet të merret vendimi për katër ish-krerët e…

Lajme

15/09/2026 13:20

Një pankartë me mbishkrimin “Kosova po pret” është vendosur në fshatin Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pankarta, në të cilën shihen figura të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simboli i UÇK-së, është ngritur një ditë para datës 16 shtator, kur pritet të merret vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Pranë saj janë vendosur flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë. Vendimi i së mërkurës, 16 shtator, pritet me interes të madh në Kosovë, veçanërisht nga familjarët, mbështetësit dhe qytetarët që kanë ndjekur nga afër procesin gjyqësor në Hagë. /Lajmi.net/