KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Dy fatura të papaguara konsiderohen borxh
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit me kohë, duke paralajmëruar për rritjen e borxheve dhe mundësinë e penalizimeve. Përmes një njoftimi publik, KRU “Prishtina” ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj konsumatorëve që nuk i përmbushin obligimet e tyre financiare për shërbimet e…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit me kohë, duke paralajmëruar për rritjen e borxheve dhe mundësinë e penalizimeve.
Përmes një njoftimi publik, KRU “Prishtina” ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj konsumatorëve që nuk i përmbushin obligimet e tyre financiare për shërbimet e ujësjellësit.
Sipas kompanisë, dy fatura të papaguara konsiderohen borxh, ndërsa konsumatorët janë ftuar që të mos lejojnë grumbullimin e detyrimeve dhe t’i kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara.
“Mos lejo që borxhi të rritet. Shmang penalizimet duke i paguar faturat me kohë!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga kompania.
KRU “Prishtina” ka rikujtuar gjithashtu rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët për shërbimet e ujësjellësit, duke u bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të jenë të rregullt në pagesa.