KRU “Hidrodrini” kryen aksion të gjerë të çkyçjeve të konsumatorëve borxhlinjë në Istog
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka realizuar sot një aksion të gjerë të çkyçjeve të konsumatorëve që nuk kanë paguar shpenzimin e ujit në Komunën e Istogut. KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se të tilla aksione po shtrihen në tërë zonën e mbulueshmërisë, shkruan lajmi.net. “Ndryshe, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, fton konsumatorët shtëpiak, komerical dhe…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka realizuar sot një aksion të gjerë të çkyçjeve të konsumatorëve që nuk kanë paguar shpenzimin e ujit në Komunën e Istogut.
KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se të tilla aksione po shtrihen në tërë zonën e mbulueshmërisë, shkruan lajmi.net.
“Ndryshe, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, fton konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që deri më datë 15 Janar 2025, të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara të ujit shpenzuar. Në të kundërtën, pas kësaj date, KRU ‘Hidrodrini’ është i detyruar që në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me: çkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinjë, dërgesë tek përmbarues si dhe forma tjera ligjore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: