Kroos: Me Ronaldon në fushë asgjë nuk ishte e pamundur

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur për ish bashkëlojtarin, Cristiano Ronaldo.

Sport

16/02/2022 23:43

Dyshja ishin ndër më të mirët në epokën e artë të Real Madridit, ku fitoi tre herë trofeun e Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Kroos derisa ishte drejtpërdrejt duke folur në “Podcast”, ka thënë se me Ronaldon në fushë asgjë nuk ishte e pamundur.

“Në vitin 2016, humbëm 2-0 ndaj Wolfsburg në ndeshjen e parë dhe në të dytën shënoi het-trik. Me Cristianon në fushë asgjë nuk ishte e pamundur”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid në Ligën e Kampionëve dje u mposht nga PSG, derisa Ronaldo me Man Unitedin javën tjetër do përballet me Atletico Madridin./Lajmi.net/