Kroos i bashkohet kritikëve: Leo nuk e meritoi Topin e Artë

Fitimi i Topit të Artë nga Lionel Messi për herën e shtatë në karrierë, është duke bërë bujë në rrjetet sociale.

Sport

30/11/2021 10:59

Ka shumë analistë, futbollistë dhe trajnerë që mendojnë se e meriton, por disa të tjerë, nuk janë i të njëjtit mendim, këtu hynë edhe mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, transmeton lajmi.net.

Gjermani si gjithmonë respektues, ka uruar Messin që ishte fitues, por beson që bashkëlojtari Karim Benzema e ka merituar këtë trofe.

“Pse Benzema nuk e fitoi Topin e Artë? Çfarë është duke munguar në zgjedhje është vendi i parë. Leo nuk e meritoi atë”.

“Nuk ka dyshime që se bashku me Cristianon, ka qenë lojtari më i mirë i dekadës së fundit, por këtë vit duhet të ishin të tjerët”.

Ndërkohë, Karim Benzema u rendit i katërti në renditje, derisa Cristiano zuri pozitën e gjashtë./Lajmi.net/