Kroi i Vitakut, shqiptarët do të presin vetëm edhe dy ditë
Pavarësisht marrëveshjes së arritur në mes të kryetarit të Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, dhe asaj veriore, Goran Rakiq, që në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ të ndërpriten punimet deri më 20 maj, një gjë e tillë nuk po respektohet nga serbët.

Lajme
Si raporton RTK, serbët kanë shfrytëzuar këtë vakum duke vazhduar punimet në ndërtimin e objekteve.
Kjo situatë po i shqetëson banorët shqiptarë të kësaj lagjeje, të cilët thanë se nëse deri më 20 maj nuk arrihet ndonjë marrëveshje për rifillimin e ndërtimit të shtëpive, atëherë ata do ta marrin situatnë në duart e veta dhe gjithashtu do të vazhdojnë ndërtimin e objekteve të veta banesore.