KRM “Pastrimi” ndërpren mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi mbi 2 milionë eurosh nga Komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. ka njoftuar se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës. KRM “Pastrimi”, ka thënë se për më shumë se pesë muaj, Komuna…

Lajme
Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. ka njoftuar se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.
KRM “Pastrimi”, ka thënë se për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura.
“Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin normal të ofrimit të shërbimeve. PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimit”. /Lajmi.net/