KRM “Pastrimi” apelon tek banorët e lagjes Dardania: Mos i hidhni mbeturinat jashtë kontejnerëve
Ekipet e Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” kanë intervenuar dhe kanë larguar sasinë e madhe të mbeturinave të hedhura jashtë kontejnerëve në lagjen “Dardania”, pavarësisht se ata kanë qenë të zbrazur. Sipas njoftimit të KRU “Pastrimi”, kjo situatë nuk po krijohet nga mungesa e shërbimit, por nga hedhja e pakontrolluar dhe e papërgjegjshme…
Lajme
Ekipet e Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” kanë intervenuar dhe kanë larguar sasinë e madhe të mbeturinave të hedhura jashtë kontejnerëve në lagjen “Dardania”, pavarësisht se ata kanë qenë të zbrazur.
Sipas njoftimit të KRU “Pastrimi”, kjo situatë nuk po krijohet nga mungesa e shërbimit, por nga hedhja e pakontrolluar dhe e papërgjegjshme e mbeturinave.
“Kontejnerët janë për mbeturina shtëpiake dhe nuk duhet të përdoren për mbeturina voluminoze, materiale inerte apo pajisje të vjetra shtëpiake”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, nga kompania u kanë apeluar qytetarëve për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar duke theksuar se pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët.
“Ne pastrojmë, por pa bashkëpunimin tuaj, kjo betejë bëhet shumë më e vështirë. Faleminderit të gjithë atyre që respektojnë rregullat dhe kontribuojnë çdo ditë për një qytet më të pastër”, thuhet në njoftim.