Kriza politike në vend- Ambasadorët e huaj arrijnë tek Qeveria e Kosovës, në takim me Albin Kurtin

Në Qeverinë e Kosovës sot kanë arritur ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it në Kosovë. Ambasadorët e SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Italisë kanë shkuar sot në Qeverinë e Kosovës për të takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Sipas informacioneve të para diskutimet në këto takime kanë të bëjnë me zhvillimet politike në…

Lajme

12/05/2025 13:21

Në Qeverinë e Kosovës sot kanë arritur ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it në Kosovë.

Ambasadorët e SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Italisë kanë shkuar sot në Qeverinë e Kosovës për të takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas informacioneve të para diskutimet në këto takime kanë të bëjnë me zhvillimet politike në vend dhe mos-formimin e institucioneve të reja nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Po ashtu në këtë takim Kurti dhe ambasadorët pritet që të flasin edhe në lidhje me zhvillimet në veri të vendit.

Pavarësisht se kanë kaluar tre muaj nga zgjedhjet nacionale në Kosovë-formimi i institucioneve duket ende larg.

Në Kuvendin e Kosovës  është arritur vetëm betimi i deputetëve- por jo edhe konstituimi i Kuvendit.

Vetëvendosej vazhdon të këmbëngulë në zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryekuvendare- emër ky i kundërshtuar nga të gjitha partitë e tjera aty (përjashtuar këtu disa nga përfaqësuesit e komuniteteve)./Lajmi.net/