Kritiku amerikan: “Shok” ta kujton epokën e artë të filmave

Kritiku i të përditshmes ‘The Journal’ në versionin online ‘examiner.com’, Ty Bru, e ka vlerësuar lartë filmin kosovar të nominuar për Oscar, “Shok”.

ShowBiz

03/02/2016 09:42

Pasi e bënë një përshkrim të shkurtër mbi rrëfimin e filmit, kritiku flet me fjalët më të mira për “Shok”-un. Ai thotë se rrëfimi i stories, aktrimi dhe paraqitja janë fascionante në kohën kur shoqëria ndërmjet Petritit (Lum Veseli) dhe Okit (Andi Bajgora), është dëshpëruese në raport me konfliktin me ushtarët okupues, transmeton lajmi.net

“Ajo që e shohim në këta 20 minuta, mund të përmblidhet në një roman. Aspektet e besnikërisë, patriotizmit, rëndësisë dhe njerëzimit janë të papërshkrueshme gjatë kohës së luftës në Kosovë”, ka shkruar kritiku.

Ai i vlerëson dy aktorët e rinj Veseli dhe Bajgora, si “aktor të çmuar”, që me ndihmën e regjisorit kanë krijuar një performancë të madhe.

“Unë nuk kam parë një film të tillë, qoftë të metrazhit të shkurtër apo të gjatë, që gjeneron një ndikim kaq të madh tek shikuesit. Nga sekuenca metaforike tek simbolikja, ‘Shok’ të kujton epokën e artë të filmbërjes”, ka vlerësuar

Krejt në fund ai thotë se “Shok” duhet ta çojë në shtëpi Oscarin dhe i këshillon lexuesit e tij që ta shohin këtë film patjetër. /lajmi.net