Kritika të pamerituara
David de Gea ka theksuar se ishte viktimë e kritikave të pamerituara në ditët e tij të para në Manchester United. De Gea përfundoi në Ekipin e Vitit edicionin e kaluar pas kontributit në titullin e 20-të në ligë për Djajtë e Kuq. Ai ka shfaqur formë të mirë edhe deri më tani gjatë këtij…

Sport
David de Gea ka theksuar se ishte viktimë e kritikave të pamerituara në ditët e tij të para në Manchester United.
De Gea përfundoi në Ekipin e Vitit edicionin e kaluar pas kontributit në titullin e 20-të në ligë për Djajtë e Kuq.
Ai ka shfaqur formë të mirë edhe deri më tani gjatë këtij sezoni derisa vazhdon të jetë portieri i parë edhe pas ardhjes së menaxherit të ri, David Moyes.
Mirëpo, ai beson se kritikat ndaj tij pas ardhjes në klub nga Atletico Madrid ishin të ashpra dhe të pamerituara. “Nëse më duhet të jem i sinqertë, po, mendoj se kritikat kanë qenë të pamerituara”, deklaroi De Gea për magazinën Inside United.
“Më vinte keq që menjëherë pasi erdha në klub, dikush më vëri në cak, edhe pse isha në një klub të ri, në një shtet tjetër. Mësoja një gjuhë krejt tjetër, u adaptova në një stil tjetër të futbollit dhe isha i rrethuar nga bashkëlojtarë të rinj”, u shpreh ai.