Kritika të mëdha për Lewandowskin, kjo është arsyeja
Lewa, aspak i koncentruar te Bayerni.

Sport
Ish-sulmuesi i Bayernit, Giovane Elber, ka kritikuar ashpër Robert Lewandowskin.
Ai ka thënë që polaku duhet të jetë i koncentruar te Bayerni, përcjellë “Lajmi.net”.
“Nuk është gjë e mirë ajo që ndodhi sezonin e kaluar, me agjentin e tij gjithmonë duke folur për mënyrën se si mund të largohej. Sipas agjentit, ai mund të shkonte në Madrid, mund të vinte tek unë e nuk e di se ku. Kjo nuk është e mirë”, deklaroi Elber.
“Një lojtar duhet ta ketë mendjen në klubin ku është tani dhe ky është Bayern Munich. Ne e pamë sezonin e fundit. Ishte koha kur klubi kishte nevojë për Lewandowski më shumë, por nuk e pamë në fund. Kjo nuk është e mirë për atë dhe për Bayern Munich”.
“Nuk e di nëse të gjitha këto gjëra për të lënë Bayernin ishin në kokën e tij. Unë shpresoj që tani, kur të kthehet, ta ketë mendjen të mbledhur, për të punuar dhe asgjë tjetër. Ai nuk ka nevojë të ketë probleme me Bayern Munich”, shtoi ai. /Lajmi.net/