Kristjan Asllani shkruan historinë në Ligën e Kampionëve, bëhet lojtari i parë i Shqipërisë që arrin gjysmëfinalen

Interi u kualifikua për herë të parë pas 13 vitesh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Benfikën në çerekfinale dhe tashmë do të përballet me Milanin. Një mbrëmje e veçantë dhe për Kristjan Asllanin, i cili edhe pse nuk u aktivizua, ka shkruar historinë për futbollin shqiptar. Lojtari i Kombëtares shqiptare u bë…

Sport

20/04/2023 09:28

Interi u kualifikua për herë të parë pas 13 vitesh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Benfikën në çerekfinale dhe tashmë do të përballet me Milanin.

Një mbrëmje e veçantë dhe për Kristjan Asllanin, i cili edhe pse nuk u aktivizua, ka shkruar historinë për futbollin shqiptar.

Lojtari i Kombëtares shqiptare u bë i pari që arrin këtë fazë të Ligës së Kampionëve, i cili tashmë shpreson që të arrijë në finalen e madhe të Stambollit.

Interi dhe Kristjan Asllani në gjysmëfinale të ligës më prestigjioze evropiane do të përballen me Milanin.

21-vjeçari është pjesë e Interit nga qershori i vitit 2022 kur u transferua nga Empoli.

Asllani luan në pozitën e mesfushorit./Lajmi.net/