Kristjan Asllani s’është pjesë e rotacioneve të Simone Inzaghi

Asllani duhet të punojë shumë për të marrë minutat e tij tek Inter. ‘Gazzetta dello Sport’ ka shkruar për vendimin e Simone Inzaghi që të mos e përfshijë mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin në rotacionet e formacioneve të Inter, përcjell lajmi.net. Mesfushori shqiptar, në sytë e Simone Inzaghi është vetëm një zëvendës-Brozovic. Asllani ka konkurrencë…

Sport

28/08/2022 23:05

Asllani duhet të punojë shumë për të marrë minutat e tij tek Inter.

‘Gazzetta dello Sport’ ka shkruar për vendimin e Simone Inzaghi që të mos e përfshijë mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin në rotacionet e formacioneve të Inter, përcjell lajmi.net.

Mesfushori shqiptar, në sytë e Simone Inzaghi është vetëm një zëvendës-Brozovic.

Asllani ka konkurrencë të shtuar, edhe me Gagliardini që preferohet para tij.

Mbetet të shihet nëse mesfushori i Shqipërisë do të arrijë të kthejë situatën në favor të tijin. /Lajmi.net/