Kristjan Asllani, futbollisti i parë i Shqipërisë që arrin finalen e Ligës së Kampionëve

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023, shkruan lajmi.net. “Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të. Ky sukses i Interit…

Sport

16/05/2023 23:17

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023, shkruan lajmi.net.

“Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”.

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.

Ky sukses i Interit është edhe më i veçantë për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllanin.

21-vjeçari i lindur në Elbasan është bërë futbollisti i parë i Shqipërisë që arrin deri në finale të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

Asllani është pjesë e Interit që nga vera e vitit 2022 kur u transferua nga Empoli.

Për Interin kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh dhe që nga viti 2010 kur edhe e fituan trofeun e çmuar.

Interi në finalen që do të luhet në Stamboll do të përballet me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid (1:1) që ndeshjen e dytë e luajnë të mërkurën (nesër) nga ora 21:00./Lajmi.net/