Krim i tmerrshëm: Gjendet varri masiv me 4000 trupa të pushkatuar nga ISIS-i
Varri masiv në të cilën besohet se janë 4000 trupa, është gjetur në afërsi të qytetit irakian, Mosul.
Bota
Në Mosul aktualisht po zhvillohet operacioni ushtarak kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, raporton e përditshmja britanike “Telegraph”.
Sipas kësaj gazete, është gjetur një krater i madh në rajonin e njohur si Hasfa, jo shumë larg rrugës që lidhe Mosulin me Bagdadin, transmeton lajmi.net.
Shumica e viktimave janë pushkatuar, tonë dëshmitarët, kurse sipas vlerësimeve të tyre shpella ka qenë e thellë rreth 400 metra, para se në të, të fillonin t’i hidhnin trupat.
Pjesëtarët e ISIS-it kanë vrarë ushtarët irakian të zënë rob në vitin 2014 dhe trupat e tyre i kanë hedhur në këtë shpellë, shkruan gazeta britanike. /Lajmi.net/