Krim i rëndë në Austri, raportohet se burri kosovar ka vrarë ish gruan e tij

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë. Sipas raportimeve, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë, transmeton albinfo.at. Sipas mediave austriake, burri ishte austriak, me…

Lajme

06/04/2026 11:55

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.

Sipas raportimeve, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë, transmeton albinfo.at.

Sipas mediave austriake, burri ishte austriak, me rrënjë nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, Komuna Baden, në Austri.

Policia ka reaguar shpejt dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas informacioneve të para nga mediat austriake, dyshohet se arma e krimit ka qenë një kaçavidë, me të cilën viktima është goditur për vdekje.

Gruaja ishte nënë e katër fëmijëve, derisa burri 47 vjeç.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje të reja në orët në vijim.