Krijohen “deponi” mbeturinash në qytet – Pamje të tmerrshme të Prishtinës e mbuluar nga mbeturinat dhe aroma kundërmuese
Komuna e Prishtinës, po përballet me disa problematike mjaft serioze, e një ndër to është edhe ai i menaxhimit të mbeturinave. Pas një konflikti financiar mes Komunës së Prishtinës dhe KRM “Pastrimit”, kompanisë përgjegjëse për menagjimin e mbeturinave në kryeqytet, kryeqyteti po kundërmon aromë të tmerrshme nga mbeturinat e hedhura. Kompania “Pastrimi”, tash e disa…

Lajme
Komuna e Prishtinës, po përballet me disa problematike mjaft serioze, e një ndër to është edhe ai i menaxhimit të mbeturinave.
Pas një konflikti financiar mes Komunës së Prishtinës dhe KRM “Pastrimit”, kompanisë përgjegjëse për menagjimin e mbeturinave në kryeqytet, kryeqyteti po kundërmon aromë të tmerrshme nga mbeturinat e hedhura.
Kompania “Pastrimi”, tash e disa ditë nuk i ka larguar mbeturinat nga kontenjerët e vendosur në kryeqytet, dhe pasi ato janë mbushur plotë, qytetarët kanë vendosur t’i lënë ato edhe jashtë tyre, duke krijuar “deponi” mbeturinash edhe në qendër të qytetit.
Ky imazh i krijuar në Prishtinë, po i zbeh imazhin e një kryeqyteti.
Nga Komuna e Prishtinës kanë deklaruar se do të gjejnë zgjidhje sa më parë por kjo ende nuk ka ndodhur.
Lajmi.net sjell fotografi nga gjendja e mbeturinave në kryeqytet: