Kreu i NATO-s vjen në Tiranë ditën kur është paralajmëruar një protestë e madhe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e dielë në Tiranë, pikërisht në ditën kur opozita ka thirrur protestën e saj kombëtare.

Bota

30/05/2019 22:32

Stoltenberg do të qëndrojë disa orë në Tiranë dhe do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama. Më tutje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të zhvillojë disa takime zyrtare.