Krerët e UÇK-së në Hagë, Gërvalla: Nuk kam asnjë mendim dhe pritje nga kjo Gjykatë, të akuzuarit janë mbajtur gjatë në paraburgim
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla sot ka folur në një konferencë për media. Ajo është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, për ish-krerët e UÇK-së. Në lidhje me atë Gjykatë, Gërvalla tha para mediave se “nuk ka asnjë mendim dhe asnjë pritje nga ajo”. “Nuk kam asnjë…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla sot ka folur në një konferencë për media.
Ajo është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, për ish-krerët e UÇK-së.
Në lidhje me atë Gjykatë, Gërvalla tha para mediave se “nuk ka asnjë mendim dhe asnjë pritje nga ajo”.
“Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga Gjykata, ajo do ta përfundoj procesin. Tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim, shtrohet pyetje pse kaq gjatë. Por, nuk më takon mua në këtë fazë të jap as rekomandime e as udhëzime Gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çka duhet të bëj në këtë fazë”, ka thënë Gërvalla. /Lajmi.net/