Hipokrizi- Krenohen me punën e policëve, por pagën bazë të policëve e lënë më të ulët edhe se të infermierëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro. Kurti në konferencë për medie të martën paralajmëroi edhe rritjen e pagave për sektorin publik. Ai tha se rritja e pagave në sektorin publik nga janari do të jetë 55 euro, kurse nga korriku 110…

Lajme

29/10/2024 13:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro.

Kurti në konferencë për medie të martën paralajmëroi edhe rritjen e pagave për sektorin publik.

Ai tha se rritja e pagave në sektorin publik nga janari do të jetë 55 euro, kurse nga korriku 110 euro.

“Vlera e një koeficienti mbetet 110, por rritet sasia e koeficientit për një njësi. Me fjalë të tjera dikush që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1, kurse nga korriku 6.6. shprehur në vlerë monetare të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të rriten 55 euro nga janari”, tha ai.

Por kur shihet mirë krahasimi i pagës bazë për disa pozita, vërehet se Qeveria dëshiron të ngrisë kushtet për ushtarët et ‘i ulë ato për policët.

Anipse krenohen për punën e policëve, e u thurin lavde çdo ditë për veriun, luftimin e narkotikëve, atë të terrorizmit e çfarëdo tjetër koeficientin që ua lanë zyrtarëve policorë është si mos më keq.

Madje vërehet qartë se Qeveria ngriti mjaftë mirë koeficientin e ushtarëve, por shumë pak atë të policëve,

Madje paga e policëve mbetet më e ulëta, më e ulët ese e infermierëve, e ushtarëve.

Duhet përkujtuar që rritja e koeficientit tek ushtarët po bëhet në kohën kur FSK-në po braktisin numër i madh i ushtarëve./Lajmi.net/