Tri javë më parë tha s’ka rritje pagash se u rritën vitin e kaluar, çfarë ndodhi që ndryshoi vendim Kurti?
Tri javë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritje të pensioneve prej 20 për qind. E nuk shkuan shumë ditë, Qeveria e Kosovës sot njoftoi se po rrisin pagat nga janari prej 55 euro, e nga korriku me 110 euro. Të gjitha këto rritje në sektorin publik. Por çfarë ndryshoi kaq shpejtë tek…

Lajme
Tri javë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritje të pensioneve prej 20 për qind.
E nuk shkuan shumë ditë, Qeveria e Kosovës sot njoftoi se po rrisin pagat nga janari prej 55 euro, e nga korriku me 110 euro. Të gjitha këto rritje në sektorin publik.
Por çfarë ndryshoi kaq shpejtë tek Qeveria Kurti?
Në ditën kur kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin Hekuran Murati thirrën konferencë për media, e njoftuan për rritej të pensioneve ai u pyet edhe sa i përket pagave.
Madje u pyet nëse parashihet të ketë rritje të pagave, gjë për të cilën kryeministri u shpreh i bindur që jo.
Kryeministri u pyet nëse do të ndryshojnë pagat e mësuesve dhe policëve dhe mësimdhënësve, në konferencën për media ku njoftoi për rritjen e pensioneve, ku tha se “pagat në sektorin publik janë rritur në vitin e kaluar”.
“Kemi pasur pa numër masa të ndryshme që i kanë ndihmuar kategoritë e ndryshme shoqërore, me ç’rast duhet theksuar se pagat në sektorin publik janë rritur në vitin e kaluar. Sivjet po rriten pensionet, ndërkohë që në mandatin tjetër, ne do ta bëjmë reformën pensionale. Vjet janë rritur pagat në sektorin publik dhe kemi pasur një rritje të ndjeshme, të paprecedentë në Kosovën në këto vitet e fundit, andaj tash jemi të përqendruar te rritja e pensioneve”, tha ai.
Por kjo rritje e papritur e pagave po vie pikërisht në kohë fushate.
Pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve nacionale, Qeveria Kurti vendosi që t’i rris pagat, e t’i lë si mos më keq ato të zyrtarëve policorë e të zjarrfikësve.
Kurti mori vendim që t’ua bëjë pak më të mira pagat ushtarëve, e infermierëve, mësuesve të cilët po ikin nga vendi por t’i lë me një rrogë aspak të dinjitetshme policët e zjarrfikësit.
Është vetë Kurti që kishte kritikuar qeveritë e kaluara që rrisnin pagat në kohë fushate.
Tri vite më parë madje ai ishte deklaruar hapur para mediave se s ‘do veprojnë si qeveritë e kaluara.
“Qeveritë e mëhershme i kanë rritur pagat me premtime elektorale, që mandej i kanë përmbushur pjesërisht ose aspak. Më premtime elektoral janë përpjekur të rrisin pagat, por ekonomia nuk funksion asisoj, mund të funksionojnë dëshirat për pushtet, pro jo me rritje pagash në fushata elektorale siç është bërë në të kaluarën. Me neve në muajt dhe vitet në vijim, rritja e pagave do të ndjekë rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike”, thoshte Kurti./Lajmi.net/