Kremi kundër diellit që iu mbron nga rrezet e diellit dhe iu bën të humbni peshë

Dëshironi të humbni peshë përgjatë pushimeve verore? Me sa duket, ekziston një krem kundër diellit që iu ndihmon në drejtim të kësaj.

Lifestyle

02/07/2019 09:53

Konsumatorët mund të marrin shishen e kremit kundër diellit, të emëruar si ‘Sunshapers’ në Amazon për 22 euro, transmeton lajmi.net.

Sipas përshkrimit të produktit, krem SPF 30 përmban “përbërës aktivë të djegies së yndyrës dhe anti-celulitit”.

Formula thuhet se krijon një efekt termogenik, i cili ndihmon në largimin e yndyrës.

Krijuesit e produkteve pretendojnë se parandalon “formimin e qelizave të reja të yndyrës deri në 80%” dhe “zvogëlon qelizat ekzistuese të yndyrës deri në 35%”.

Thuhet gjithashtu se produkti djegë celulitin deri në 60% inkurajon “rigjenerimin e qelizave të lëkurës”.

Pavarësisht pretendimeve të prodhuesve të ‘Sunshapers’, produkti nuk është se ka marrë shumë prapaveprime (feedbacks). /Lajmi.net/