Krem karamel i bërë në shtëpi

Mësoni si të bëni krem karamel në shtëpi, pa pasur nevojë që ta blini atë.

Lifestyle

04/02/2015 22:02

Përbërësit:
200gr sheqer
200ml ajkë e ëmbël
Sheqer vanilje

Përgatitja:
Sheqeri vendoset në një enë dhe lihet në zjarr në temperaturë të ngadalshme derisa të shkrihet dhe të merr ngjyrë ari. Pastaj shtohet ajka dhe sheqer vanilja duke e përzier me lugë ngadalë. Pasi të trashet masa, largohet nga zjarri dhe mund të shërbejë për lyerjen e ëmbëlsirave të ndryshme. /kuzhinashqiptare