Krejt çka deklaroi Thaçi sot: Kosova ishte më e rëndësishme se sa fati im personal, po të mos ishte NATO, s’do të kishte liri e as Pavarësi
Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës. Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. I pari që nisi deklarimin është ish-presidenti Hashim Thaçi. Me të nisur deklarimin Thaçi ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur në drejtim të tij nga…
Lajme
Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës.
Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
I pari që nisi deklarimin është ish-presidenti Hashim Thaçi.
Me të nisur deklarimin Thaçi ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur në drejtim të tij nga Prokuroria Speciale.
Ai në fillim të deklarimit uroi qytetarët e Kosovës për përvjetorin e 18-të të pavarësisë, derisa shprehu keqardhje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë, raporton lajmi.net.
Deklarimi i plotë, pa ndërhyrje:
Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008 duke ndjerë rrahjet e zemrave të stërgjyshërve tanë shpallëm Kosovën shtet të pavarur, sovran e demokratik.
Dëshiroj që sot nga kjo sallë, të përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë festë madhështore.
Të nderuar gjyqtarë për gati tri vite në këtë sallë gjyqi ju keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes, ju i keni parë faktet ju keni dëgjuar të vërtetën.
Është vetëm një e vërtetë, se akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm por kam thënë dhe them sërish me bindje të plotë unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
Në kohën e masakrave në Qirez, Likoshan e Prekaz më 1998 isha student në Universitetin e Cyrihut
S’po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë, por bëja plane si të përgatitesha provimet në universitet, i vetmi njeri që po bënte plane, plane morbide ishte Slobodan Millosheviq.
Plane për një gjenocid të ri në Kosovë. Prandaj si shumë qytetarë të tjerë kosovarë, edhe unë më herët u detyrova ta lëshoja Kosovën. Sepse, regjimi i Millosheviqti më kishte ndjekur ai më kishte dënuar në mungesë, me akuzën që kisha shkelur ligjit e tij diskriminuese. Më vonë po i njëjti regjim, do të dënojë në mungesë edhe presidentin Clinton, e sekretaren Albright e kryeministrin Blair e kancelarin e presidentin Shirak, e z.Solana të tjerë.
Dënime në mungesë. Prandaj duke i parë masakrat në popullin tim unë si dhe shumë të tjerë nuk mund të qëndroja indiferencë. Vendosa të kthehem në Kosovë, në pranverën e vitit 19998. Ishte vendim krejtësisht personali imi, i askujt tjetër.
S’mund të qëndroja anash, kur familja dhe populli im përballej me shfarosje.
Bëra atë që do të bënte secili prej jush, nëse vendi juaj e populli juaj do përjetonte atë që përjetoi vendi im. Për këtë jam shumë krenarë dhe nuk i bie pishman asnjëherë
Prokuroria pretendon se qëllimi ishte marrja dhe ushtrimi i Kosovës e kjo jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë dhe absurde, por thellësisht ofenduese.
Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri, është ofendim për dhjetëra mijëra viktima të pafajshme të vrarë gjatë masakrave, është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATO-s dhe aleancës perëndimore me të cilët unë bashkëpunova ngushtë.
Më lejoni të përsëris një të vërtetë të përjetshme: I vetmi ama bash i vetmi kundërshtarë i imi i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Slobodan Millosheviqi.
Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë,veçanërisht kur gjatë luftës nuk e dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë, e prej ditës në ditë.
Nuk isha i sigurtë nëse do të shihja familjen time, gruan time dhe djalin e sapolindur e lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë, në Kosovën e pushtuar për rreth 19 vite.
Fakti se disa prej nesh jemi sot gjallë, është krejtësisht rastësi dhe fat.
Unë nuk u ktheva për të rrezikuar jetën time për kontroll dhe pushtet, u ktheva në atdhe, duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe.Pyetja që shtohet sot është: Marrja e kontrollit prej kujt? Kush? . E vërteta është se kontrolli dhe pushteti ishin plotësisht në duart e hekurta të Millosheviqit dhe askujt tjetër.
Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, është paradoksale. Ata shtypeshin nga pushteti i Millosheviqit, misioni ynë si popull ishte i qartë, mbijetesa, liria dhe paqja.
Unë s’kisha fare iluzione, por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA-të dhe NATO.
Prandaj i tërë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Për këtë qëllim unë udhëtova në shumë kryeqytete për t’i bindur për kauzën tonë të drejtë, në Bruksel, Londër, Berlin, Paris, Olso, Vienë.
Por kudo që isha, isha në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të Amerikës. Millosheviqi e kishte filluar luftë në Kosovë ndërsa ne kosovarët vetëm po vetëmbroheshim. Por luftën mund ta përfundonte vetëm NATO, askush tjetër.
Dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte intervenimi i NATO-s liri të Kosovës nuk do të kishte, nuk do të kishte as pavarësia e Kosovës. Prandaj s’ishte instrument për të marrë pushtet, por dinjitet.
Kjo prokurori më thuri shumë lavde, e më ndau shumë tituj e grada. Por e vërteta është krejt tjetër. Unë nuk isha ai i cili e transportova rezistencën nga perëndimi në Kosovë, unë iu bashkova rezistencës në Kosovë. Nuk ishte kthimi im nga perëndimi arsyeja pse UCK-ja po masivizohej, arsyeja ishte Millosheviqi dhe askush më bukur se ka thënë se sa sekretarja Albright
“Millosheviqi me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i UCK-së”.
UCK-ja nuk ishte shteti, nuk ishte ushtri e një shteti, ishte organizim popullor që po mbrohej na një shtet agresor. Fakti që UCK-ja nuk ishte organizuar si pretendon ZPS-ja nuk e zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës.
Nuk e vë kauzën e saj për çlirim më pak fisnike e as arritjen e pavarësisë, më pak historike. Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike e diplomatike. Suksesi më i madh i popullit të Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë dhe besimi me perëndimin. Ata na ndihmuan pikërisht sepse e dinin se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë. Sepse ashtu do të rrezikoja vetë lirinë e Kosovës, ekzistencën tonë kolektive. Synimi ynë ishte paqja, nuk ishte lufta. Kur bota demokratike vendosi të thërrasë konferencën e paqes në Rambuje, ju përgjithshëm pozitivisht ftesës së tyre. UCK-ja ishte një nga tri grupet përfaqësuese të Kosovës në këtë konferencë e përfaqësuesit e pavarur të tjerë.
Megjithatë gjatë gjithë procesit në Rambuje dhe në Paris punuam si delegacion i Kosovës, pranuam marrëveshjen e paqes edhe pse s’i plotësonte të gjitha kërkesat legjitime.
Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin. Për të ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare siç na u kërkua të tri grupet LDK, UCK dhe LBD-ja u pajtuam për formimin e një qeveri të përbashkët që do të funksiononte deri në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë.
Ishte marrëveshje për t’i bashkuar forcat dhe energjitë për një qëllim të përbashkët lirinë e Kosovës.
Sot si mundet dikush që qëllimi ishte marrja e kontrollit të Kosovës kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare të kishte fjalën kryesore në Kosovë e pastaj UCK-ja të ja dorëzonte armët NATO-s, siç ndodhi në qershor—shtator 99.
Pas kapitullimit të Millosheviqit, Kosova u fut në OKB, fakt i njohur botërisht. UNMIK-u sqaroi që në fillim që gjithë pushteti ishte në duart e tyre, këto ishin rrethana krejt të tjera. Më pas unë punova me UNMIK-un dhe partitë e tjerë politike për të ndihmuar në zbatimin e mandatit në të mirë të Kosovës. Punova me UNMIK-un. Gjatë tërë kësaj kohe i vetmi pushtet që kisha unë ishte pushteti i zërit tim. Siç e keni parë gjatë procesit gjyqësor unë përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri shumetnike e tolerante në vendin tim në Kosovë. Unë u bëra thirrje serbëve lokal që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të ndërtojnë një jetë të re së bashku me ne.Edhe ata sikurse edhe ne ishin viktima të Millsheviqit. S’ishte aspak e lehtë të bëja këta pas tërë asaj që kishte ndodhur, por ishte gjëja më e drejtë dhe më e duhur që mund të bëja.
Kur në Kosovë po hapeshin varre për mijëra viktima e mijëra të zhdukur nuk gjendeshin, e mijëra pengje ishin marrë me vete në Serbi, dhimbja ishte e thellë dhe kolektive.
Ajo që po bëja mund të kishte pasoj edhe fizike edhe elektorale, por Kosova ishte më e rëndësishme se sa fati im personal.
Pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, qytetarët nuk po luftonin por po festonin lirinë e shumëpritur. Gjatë 9 viteve të para pavarësisë, 1999-2008 ishin qytetarë të OKB-së në vendin tonë.
Gjatë kësaj kohe i bëra thirrje popullit të kishin durim, tolerant e të bashkuar e të kishin besim tek partnerët ndërkombëtarë.
Pavarësia ishte fryt i aleancës sonë me botën demokratike.
Pas pavarësisë punova me BE-në, SHBA e faktorët e tjerë për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Të nderuar gjyqtarë, ajo me të cilën u përballëm nuk ishte vetëm periudha e luftës, ishte një shekull shtytje. Traumat kolektive shkaktuan edhe ndjenjën e fortë të zemërimit dhe hakmarrjes, gjatë dhe pas luftës.
Presidenti Clinton erdhi në Kosovë menjëherë pas lufte dhe tha: Ne fituam luftën ndërsa ju duhet fituar paqen.
Unë e mora këtë mesazh shumë seriozisht, e përdora zërin tim për të bërë thirrje për paqe, tolerancë dhe unitet. Gjatë pas luftës dhe deri në shpallje të pavarësisë nuk isha në pushtet, isha jashtë pushtetit dhe kur erdha në pushtet erdha me fitore elektorale.
Pro gjatë tërë kohës respektova normat demokratike dhe rezultat e zgjedhjeve dhe kurdo që partia ime ishte në pushtet ishte gjithmonë në koalicion me LDK dhe partitë tjera shqiptare dhe joshqiptare.
Së bashku e bëmë Kosovën shtet, realitet. Por, propaganda ruse dhe serbe s’do të na falnin lehtë. Pasi dështuan ta deligjitimojnë pavarësinë e Kosovës këtu në Hagë, ata ia mësyn këshillit të Evropës.
Ringjallën pretendimet e tmerrshme për trafikim organesh, pretendime që ishin hetuar edhe më parë nga Haga, UNMIK dhe EULEX-i dhe ishin hedhur poshtë si të pabaza. Sapo u publikua raporti i Dick Martyt si kryeministër asokohe mblodha përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe udhëheqësit e EULEX-it. Kërkova edhe një tjetër hetim të pavarur, ata premtuan se do ta heqin renë e zezë mbi Kosovën, E vërteta është se rusët dhe serbët manipuluan Dick Martyn dhe ai ra viktimë e fushatës së tyre ku e ushqyen me informacione të rreme në fund tentuan edhe ta vrisnin për të na fajësuar neve.
Qëllimi ishte shumë i qartë të diskreditohej projekti më i suksesshëm ndërkombëtarë në dekadat e fundit, storia e suksesit të Kosovës.
Kur votuam në parlamentin e Kosovës për themelimin e kësaj gjykate. Ne besuam se do ti trajtonte akuzat në raportin e Dick Martyt dhe do të vepronte në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Në praktikë asnjëra nuk ndodhi unë kritikohem ende në Kosovë pse e mbështetëm këtë gjykatë, ku kritikët thonë se kjo gjykatë synon kriminalizimin e luftës sonë për liri dhe idenë e pavarësisë.
Këtë se kam besuar kur e votuam, por urojë sinqerisht që koha të dëshmojë që unë kish të drejtë e kritikët e kishin gabim. Kjo prokurori në vend që të heq renë e zezë Kosovës kërkon t’ia zë diellin me një stuhi të zezë të ashtuquajturën ndërmarrje e përbashkët kriminale. Shumë nga akuzat që kam dëgjuar në këtë sallë, i kam dëgjuar edhe gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë ama janë bash të njëjta. E dhimbshme se si kjo prokurori tenton ti hedhë poshtë deklaratat e ndërkombëtarëve të atyre që ishin bashkë me ne në teren, e që ishin sytë dhe veshët e perëndimit.
Kjo Prokurori pretendon se i kam qitur në lajthitje gjatë kohës së luftës.
Kjo Prokurori siç duket më mbiçmon më tepër se që meritoj. Kjo Prokuroi lartëson në qiell dëshmitë nga epoka e Millosheviqit e injoron edhe vetë të vërtetën.
Krejt në fund: Në Rambuje unë mbështeta kërkesën që Tirbunali për ish-Jugosllavi të hetojë të gjitha krimet, ndërsa më pas ato ishin në duart e ndërkombëtarë e mbështeta punën e tyre. Asnjë i akuzuar në Kosovë për krime lufte s’është arratisur e asnjë xham nuk është thyer për të ndërprerë këto procese.Ku isha kryeministër i Kosovës u pajtova që hetimi i krimeve të jetë në duart e EULEX-it.
Madje mundësova hetimet prej ekspertësh, por e vërteta është se e vërteta mbi viktimat nuk mund të ndodhë me ndjekjen selektive dhe të të pafajshmëve.
Gjatë gjithë jetës sime isha përkrah popullit të Kosovës, gjithmonë duke udhëhequr nga idealet e pavarësisë e drejtësisë. Sot në përfundim të këtij procesi e kam vetëm një lutje që vendimi juaj të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën, ligjet, provat dhe faktet. Dhe provat e bëjnë shumë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë dhe vendimi i vetëm i drejtë është pafajësia e plotë./Lajmi.net/