Kredi në vlerë 100 milionë euro, qeveria miraton nismën për negocim me BE-në

Kabineti qeveritar ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”.

Lajme

31/05/2020 08:32

Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

“Ka marr miratimin e kabinetit qeveritar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/