Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar ish presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes. Krasniqi ka postuar një fotografi me Thaçin dhe ka shkruar: Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lind përsëri! Thaçi sot mbush 56 vjet dhe kjo është ditëlindja e katërt që e feston larg familjes. Ai dha dorëheqje më 5 nëntor…

Lajme

24/04/2024 11:22

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar ish presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes.

Krasniqi ka postuar një fotografi me Thaçin dhe ka shkruar: Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lind përsëri!

Thaçi sot mbush 56 vjet dhe kjo është ditëlindja e katërt që e feston larg familjes.

Ai dha dorëheqje më 5 nëntor 2020 nga posti i presidenti dhe që atëherë ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuzat për krime lufte.